Cristiano Ronaldo vendosi javë më parë për një aventurë të re në karrierën e tij, duke iu bashkuar skuadrës arabe Al Nassr.

Transferimi i portugezit në klubin e madh arab bëri bujë të madhe, pasi ai është bërë lojtari më i paguar në histori të futbollit.

Reklama

Al Nassr do t’i japë portugezit një pagë vjetore prej 200 milionë eurove në stinor, shumë që nuk e ka fituar asnjë futbollistë më parë.

E tani ‘Daily Mail’ ka publikuar edhe fotot se ku po qëndron portugezi në një suitë të hotelit ‘Four Season’ dhe aty ka 17 dhoma në shfrytëz

Këto 17 dhoma do të shfrytëzohen nga Ronaldo, familja e tij si dhe të afërmit dhe sigurimi i tij.

Tabloidi britanik ka publikuar detaje nga qëndrimi i Ronaldos pasi fatura për një muaj portugezit në këtë suitë super luksoze do t’i kushtojë hiq më pak se 250 mijë euro.

Më poshtë keni fotot nga vendi ku qëndron CR7 dhe familja e tij në Arabinë Saudite:

SHPËRNDAJE