Ibrahim Rugova e theu mitin serb një shekullor se shqiptarët janë fundamentalista, se kanë lidhje me xhihad dhe është i pazëvendësueshëm në politikën shqiptare.
Ai e ka kryer misionin e vet, duke e paraqitur si lider shpirtëror i shqiptarëve, popullin e vet me ‘letërnjoftim’.
“Ky duke menduar se kryetari i Qeverisë e bën ushtrinë dhe kryen detyrat e veta, por si Qeveria dhe të tjerë ishin bërë 100 për qind kundër tij, ai u gjend në atë pozitë”, thotë Zeka.
Ai tha se ia ndërprenë fondet, as biletat, as hotelin nuk ia paguanin.
Duke e pa këtë rrethanë Adem Jashari edhe Sali Çekaj filluan të vepronin, por veprimtarin e Salihut nuk e shtjellon më tej.
Adem Jashari pastaj mori takim me LPK-në, dhe kjo sipas Zekës është formuese e UÇK-së.
Grupet e para shkuan në ushtrime ushtarake në Shqipëri, në krye me Sali Çekajn dhe Adem Jasharin, të cilët shkuan në organizim nga LDK-ja, degët e LDK-së, si Hafiz Gagica, Ali Aliu, të cilët merren vesh me Ramiz Alinë.
Ndiqeni në linkun e mëposhtëm: