Dalja në dritë e numrit të parë të revistës “Zëri i Medvegjës”, pa dyshim, bëri jehonë të madhe jo vetëm në Medvegjë por në mbarë Kosovën Lindore. Redaksia e kësaj reviste, së bashku me SHKB “Medvegja Forum”, si dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tjerë, arritëm që idenë për një revistë kushtuar Medvegjës ta bëjmë realitet. Si rrallëherë, medvegjasit pa dallim u bashkuan për të punuar për të mirën e përbashkët: realizimin e revistës “Zëri i Medvegjës”. Pasqyrimi i qartë e i saktë i problemeve të cilat e rëndojnë jetën e shqiptarëve të Medvegjës, është objektiv primar i kësaj reviste. Siç mund ta vëreni, revista “Zëri i Medvegjës” ka për qëllim avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Medvegjës. Këtë do ta bëjmë duke e gjurmuar të vërtetën, duke i pasqyruar qartë faktet dhe duke hulumtuar për mundësitë e krijimit të kushteve për përmirësim. Kjo është “e mira e përbashkët” për të cilën do të punojmë me tërë energjinë.
Po ashtu, një e mirë tjetër për të cilën kjo revistë angazhohet është promovimi kulturor i Medvegjës. Pa dyshim, veshja jonë, doket, zakonet, mënyra e jetës… janë shumë karakteristike dhe interesante. Kultura jonë tregon se kush jemi. Prandaj, duke e pasqyruar kulturën, ne i tregojmë botës se sa popull i mrekullueshëm janë medvegjasit.
Të nderuar lexues…
Jo rastësisht, numri 2 i revistës “Zëri i Medvegjës” po botohet me 1 Maj. Siç e dini, kjo është një datë e rëndësishme për shqiptarët e Medvegjës. Në këtë datë,si asnjëher tjetër gjatë vitit,medvegjasit takohen bashkë në vendlindjen e tyre të dashur-Medvegjë Revista “Zëri i Medvegjës” po botohet pikërisht në këtë të madhe,jo vetëm për shqiptarët e Medvegjës. Revista ka një përmbajtje të pasur e cila përfshinë tematika të ndryshme në interes të lexuesit. Në veçanti, hapësirë e madhe i është dhënë çështjeve të cilat në çfarëdo mënyre kanë të bëjnë me Medvegjën.
Në numrin e dytë të revistës “Zëri i Medvegjës” mund të lexoni:
– Përgëzim për revistën “Zëri i Medvegjës”, nga Prof.Dr. Gani JASHARI
– Medvegja sot
– Rikthimi i mjerimit në Medvegjë
– Ligjet nuk janë njejta për të gjithë në Banjën e Sijarinës
– Diaspora nuk e harron kurrë Medvegjën
– Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës”
– 1 Maji-,,Dita” e Medvegjës
– Studentët shqiptarë në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik në Medvegjë
– Nëna Zarife, nëna e heroit të popullit – Zenel Hajdini(vazhdim pjesa II e rrëfimit)
– Marsi i medvegjasve(69-vjetori i rënies heroike të Zenel Hajdinit ; Referendumi …1 dhe 2 mars 1992)
– 7 Marsi-Dita e mësuesit,ditë e shenjtë kombëtare(7 marsi u shënua edhe në Medvegjë)
– Komente nga Lexuesit (Një lindje e vështirë…)
– Fatos Arapi,Liriku mendjehollë
– Poezi
– Feja Islame në Medvegjë
– Si t’i ndjellim fëmijët drejt leximit
– Tetë kahore
– Bletët dhe telefonat mobilë
– Fakte
Redaksia e revistës “Zëri i Medvegjës” dhe stafi i medvegja.net, me kënaqësinë më të madhe ju urojnë lexim të këndshëm. Njëherësh shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje për kontributin tuaj në numrat e ardhshëm të kësaj reviste.