Zv/ambasadori amerikan Nicholas Giacobbe, ka vizituar sot Radio Televizionin e Kosovës. Në takim ai u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ngadhnjim Kastrati, Kryetari i Bordit të RTK-së Sali Bashota

Drejtori i Përgjithshëm e njoftoi atë për zhvillimet në transmetuesin publik si dhe për tendencat që përmes kufizimeve buxhetore të bëhet presion në transmetuesin Publik.

Ai po ashtu e njoftoi z. Giacobbe për përgjegjësitë që ka RTK karshi audiencës dhe për llogaridhënien transparente. Në fokus të diskutimit ishin edhe konkurset për pozitat menaxheriale dhe përzgjedhja e njerëzve profesionist në pozitat e duhura.

Z. Giacobbe përmes kësaj vizite ka dhuruar një grant në pajisje për emisionin hulumtues “Në vëzhgim” të gazetarit Arben Rashiti dhe është zotuar se Ambasada Amerikane do të vazhdoj ta mbështesë RTK-në si transmetues publik, në veçanti për realizimin e këtij zhanri gazetaresk.

Më pas zv/mbasadori vizitoi objektet ku është e vendosur RTK-TV për të parë kushtet e punës nga afër.

SHPËRNDAJE