Znj.Ravesa Lleshi nga sot ambasadore ne OKB. Sot ka paraqitur letrat kredenciale drejtorit të Përgjithshëm të OKB-së z. Michael Møller (Photo: Pierre Michel Virot)

 

Gjenevë, 16 prill /UNITED NATIONS Nefail MALIQI -Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së, Zonjusha Ravesa Lleshi sot ka paraqitur letrat kredenciale drejotrit të Përgjithshëm të OKB-së z. Michael Møller, njfton agjencia e lajemeve “Presheva jone” Nga Gjeneva.

 

OKB bëhet me dy ambasadore shqiptare (Kadare dhe Lleshi)

Mesohet se cermonia e dorezimit të letrave kredenciale  te Ravesa Lleshi tashmë është përfaqësuesia më e re e Misonit të Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeteve të Bashkuara, e ka marrë detyrën e re në OKB, mbas largimit të ambasadores Filloreta Kodra

“Çfarë kënaqësie dhe privilegj të përfaqësosh Shqipërinë në organizaten me te madhe nderkombetare, ne Kombet e Bashkuara, mu ne vendin ku para me shume se nje shekulli ne Pallatin Willsin ish-ndertesen e OKB u njoh pamvaresia e Shqiperise..” tha znj. Ravesa Lleshi per agjencine e lajmeve “Presheva jone” duke shtuar se do te perfaqesoj ne menyre te denje vendit tone, ne favor te avancimit te te Drejtave te Njeriut dhe perspektives se femres ne shoqeri tone.

Znj. Ravesa Lleshi, ka një CV të pasur në diplomacinë shqiptare. Ajo ka qenë pjesë e misionit të OSBE-së në Wiene e pjesemarrese ne ne nje ser konferash e samitesh ne vend dhe bote me karakter nderkombetar.

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka dekretuar ambasadorët e rinj në OKB dhe UNESCO. OKB me amasadore te re ne Gjenevë, Filloreta Kodra iken, vjen Ravesa Lleshi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Vajza e Ismail Leshit, ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë socialiste të vitit 2000 dhe mbesa e Haxhi Lleshit, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor në periudhën 1953-1982, Ravesa Lleshi është nominuar nga Presidenti Meta ambasadore shqiptare ne OKB ne Gjenevë. Ajo me pare ishte ambasadore e Shqipërisë në OSBE në Vjenë.

Do theksuar se Shqiperia sot eshte shembull e integrimeve te femres ne diplomcin e e jashtme, qe sipas agjencisae se lajmeve “Persheva jonë” sot ne vendet boterore kemi mbi 20 femra shqiptare ambasadore. Mjafton te permendim ketu Besiana Kadre, ambasadore ne OKB, Ravesa Lleshi, ambasadore ne OKB, Suejla Janina, ambasadore ne BE etj…

SHPËRNDAJE