Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb është ndaluar autoritetet serbe në Pikën Kufitare në Jarinjë dhe i njëjti sipas burimeve të Dukagjinit brenda Policisë, është dërguar në Rashkë, ku po dyshohet se po keqtrajtohet.

Këtë ndalese autoritetet e Serbisë e kane arsyetuar si “Shkelje e rendit kushtetues” nga ana e Jankoviqit.

Për këtë ndalim ka reaguar edhe, Jeton Zulfaj, këshilltar për çështje evropiane dhe rajonale në Zyrën e Kryeministrit, i cili ka thënë ka thënë se në mesin e të ndaluarve nga autoritetet e Serbisë në pikat kufitare është Jankoviq.

Të gjithë të bllokuarit, mes tyre dhjetëra fëmijë, sipas tij, “po mbahen peng pa u siguruar ushqim dhe mjekim”.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”  – ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”.

SHPËRNDAJE