Njeriu më i afërt në punë i z. Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj me anë të një postimi të tijin në facebook ka folur për sulmet e fundit që janë drejtuar nga eksponent të caktuar të qeverisë ndaj z. Behgjet Pacolli, duke i cilësuar ato sulme si gatojca të UDB-së.
Ja postimi i z. Zyberaj:
Çfarë fshihet pas sulmeve ndaj ish presidentit Behgjet Pacolli me gatimet e UDBA-s, pasardhësit e së cilës sot gjenden në pozita përreth Kryeministrit Kurti?
Një lloj Ministri në fund të mandatit, i qeverisë Kurti, kohët e fundit ka qenë i vetmi në Kosovë që ka zhvilluar një “luftë hibride” nga pozita e tij qeveritare kundër një figure që i përket opozitës ndaj qeverisë së tij—kundërshtarit të tij politik—duke përdorur metodat dhe propagandën që UDBA i ka krijuar dhe përdorur për përçarjen e shqiptarëve, siç e ka shpjeguar mirë eksperti Fadil Kajtazi. Kanë marrë votë duke genjy per zhvillim të vendit, e kanë përfundu keq shumë në hajni. Prandaj edhe këtu shpëtimin e kërkojnë te Serbia dhe produktet e UDB
Një lloj Ministri dhe qeveria e tij, të cilët duket se synojnë të rikthejnë vitet 1980 në Kosovë, duhet të japin llogari për luftën hibride që po zhvillojnë me produktet e UDBA-s dhe të tregojnë nga e kanë mësuar këto taktika dhe propagandë.
Ku mbet ajo dosja tash?