Neymar do të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Shkalla e Ankesave ka refuzuar apelimin e Barcelonës, që kërkoi zbutjen e dënimit për Neymar.
Kërkesa e klubit katalunas është vlerësuar si e pabazë dhe është refuzuar,
Në këtë mënyrë, Neymar do të mungojë në El Clasicon e së dielës.
Ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Malagas.