Barcelona pret Real Madridin në “Camp Nou” më 3 dhjetor në “El Clasicon” e parë të sezonit në La Ligë.
Por, ballafaqimi i madh e ka humbur një prej yjeve më të mëdhenj, sulmuesin e “Los Blancos”, Gareth Bale.
Real Madrid ka njoftuar se reprezentuesi uellsian duhet të operohet pas lëndimit që pësoi në duelin ndaj Sporting Lisbon në Ligën e Kampionëve.
Andaj, ai do të mungojë në së paku dy muaj e gjysmë.
Bale po ashtu nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për “Kampionatin botëror për klube” ku Real Madrid zhvillon ndeshjen gjysmëfinale më 15 dhjetor.